Real Madrid mund të bëjë befasinë dhe ta rikthejë në skuadër yllin e Juventus-it, Cristiano Ronaldo.
Portugezi është në sezonin e dytë të “Zonja e Vjetër” pasi u transferua në vitin 2018, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Corriere Dello Sport, “Los Blancos” do provojnë të bëjnë ndonjë ofertë për Ronaldo-n dhe duke bërë financat e gjigantit italian, marrëveshja lehtësisht mund të arrihet.
Nëse “Galaktikët” paguajnë 50 milionë euro për 35-vjeçarin dhe paguajnë 31 milionë euro për rrogën e lojtarit, atëherë “Bianconerët” do ta lejojnë të largohet.
Më herët ka pasur raportime të shumta sidomos nga miku i ngushtë i portugezit, Edu Aguirre që ka thënë se Ronaldo-s i mungon Madridi.
Mbetet të shihet gjatë verës nëse ndodh befasia dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë të rikthehet në “Santiago Bernabeu”./arbresh.info.
Kurti e nisi mëngjesin me një vizitë në Leposaviq
Policia shkon ta arrestoj me urdhër të gjykatës, i dyshuari ...
Nis seanca gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë
Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindo...
Klopp po i kthehet futbollit por jo si trajner
E bënë për spital një person, policia arreston dy të dyshuar...