Real Madridi ka përparuar më shumë në bisedime me PSG për Neymar me klubin e Ligue 1 që oferta e Barcelonës nuk i është dukur bindëse
Real Madridi mund t’i bëjë goditje definitive Barcelonës në këtë afat duke arritur të shërbimet e Neymar. Los Blancos janë duke i prirë garës për të nënshkruar me brazilianin këtë të dielë mbrëmje pasi që kontaktet në mes të palëve të involvuara.
Në marrëveshje mund të këtë disa lojtarë si shkëmbim. Paris Saint-Germain ende kërkon 160 milionë euro për marrëveshjen fillestare dhe drejtori sportiv, Leonardo, është duke e mbajtur hapur derën për një largim të mundshëm me Neymar që ka kërkuar vet largimin. Oferta e Barcelonës dhe interesi kurrë nuk e ka bindur PSG-në dhe se ata preferojnë ta shesin atë në Madrid. Prej që Leonardo tha se nuk ka asgjë të re nga vikendi i fundit, Madrid dhe PSG kanë biseduar disa herë gjatë javës së kaluar dhe këtë javë.
Në ditët në vazhdim, një marrëveshje mund të arrihet me Florentino Perez ka zgjedhur që të befasojë pasi që nuk ka nënshkruar me një galaktik për pesë vite. Me arritjen e Hazard këtë verë bashkë me sjelljen e mundshme të Neymar, do të kemi dy të tillë brenda pak muajve.
PSG dëshiron ta përfshijë disa lojtarë të Real Madridit në marrëveshjen për Neymar
AS ka shkruar se PSG është duke u përpjekur për ta marrë Viniciusin, një ofertë të cilën Madrid e ka refuzuar. Ata po ashtu mund ta kërkojnë Raphael Varane. James Rodriguez është një emër tjetër në listën e tyre dhe PSG nuk e ka hequr nga mendja as Keylor Navas. Isco dhe Benzema po ashtu mund të jenë në agjendën e tyre por Zidane i konsideron ata të paprekshëm.
Fitorja kundër Celta Vigos të shtnën nuk ka ndryshuar shumë nivelin e bordit në Madrid. Ata ende mendojnë se ka nevojë për prurje të reja me Hazard që nuk është i mjaftueshëm për të fituar tituj.
Tani kemi hyrë në momentet e fundit në transferin e tregut dhe Madridi do të përpiqet që deri më 2 shtator për të nënshkruar me brazilianin. Klubi ka theksuar se shumë lojtarë të saj nuk dëshirojnë kalimin në PSG por ata e dinë që do të kenë minuta të kufizuar.
Neymar është një nënshkrim strategjik për Perezin dhe Real Madridin dhe ata do të tentojnë me çdo kusht që ta mbyllin marrëveshjen në ditët në vazhdim. Besohet që Neymar preferon më shumë kalimin në Barcelonë para Madridit por nuk ka shumë kohë që 27 vjeçari ka deklaruar publikisht dhe ai është i lumtur që Madridi e kërkon dhe dëshiron të luan në Bernabeu.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...