Google ADS

Real Madrid prezanton fanellat e treta për edicionin e ri

14:08 | 17 Shtator 2021
A. B.

Ka filluar edicioni i ri, por vetëm tani Real Madridi ka prezantuar fanellat e reja.

Në fakt Los Blancos kanë prezantuar fanellat e para dhe të dyta, por sot ka ardhur prezantimi i fanellës së tretë.

Fanella e tretë është ngjyrë e gjelbër derisa jaka e rrumbullaket është me të zeza e vijat në krah me të bardha.

Kjo fanellë është prodhuar nga gjiganti i veshmbathjeve sportive Adidas që është edhe sponsori i Real Madridit.

Fanella e re e Realit është pritur shumë mirë nga tifozët madrilen në rrjetet sociale, derisa ajo tanimë ka dalë në shitje. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme