Real Madrid po konsideron rikthimin e Sergio Reguilon

08:17 | 3 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Real Madrid është duke finalizuar planet për të ri-nënshkruar me Sergio Reguilon nga Tottenham.

Mbrojtësi i majtë, i cili ka shkëlqyer në Premier League te Spurs, ka të drejtë të ribashkohet me Realin përmes një klauzole riblerjeje në kontratën e tij që e çoi atë te Spurs në verën e vitit 2020.

Reguilon është një tipar kyç i skuadrës së Antonio Contes si një mbrojtës i krahut të majtë dhe trajneri italian do të urrente të humbiste anësorin e talentuar.

Megjithatë, Reguilon nuk e ka fshehur kurrë faktin se dëshiron të transferohet te Reali.

Tani, “ABC” po sugjeron që Reali është gati të aktivizojë klauzolën e blerjes dhe të sigurojë Reguilon për sezonin e ardhshëm./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme