Real Madrid po e ‘blindon’ super lojtarin

13:36 | 25 Prill 2019
A. B.

Përveç transferimeve, Real Madrid po mendon t’i blindojë edhe disa lojtarë të skuadrës.

Real Madrid është duke i përgatitur kontrata të reja për disa lojtarë që kanë në skuadër.

Lojtari i parë që do ta rinovojë kontratën te skuadra spanjolle është Federico Valverde, përcjell lajmi.net nga Marca.

Zinedine Zidane është tejet i kënaqur me 19-vjeçarin, andaj ka kërkuar nga Real Madrid që t’i ofrojnë kontratë të re.

Valverde ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2023.

Talenti spanjoll i ka 22 paraqitje në fanellën e Real Madridit në të gjitha garat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme