Real Madrid pëson humbjen e parë në La Liga, mposhtet nga Espanyol

18:24 | 3 Tetor 2021
KRG

Espanyol ka bërë befasinë duke arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Real Madridit.

Pavarësisht që “Los Blancos” dominuan, Espanyol në fund triumfoi me rezultat të ngushtë 2 – 1.

De Tomas pas një asistimi të mrekullueshëm nga Embarba, kaloi Espanyolin në epërsi (17′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte edhe më interesante, ku u dominuan edhe më shumë nga klubi madrilen.

Por, Vidal arriti të dyfishoi epërsinë e Espanyol duke dribluar Nachon dhe në mënyrë fenomenale e dërgoi topin në rrjetë.

Karim Benzema ngushtoi epërsinë (71′) pas një pasimi nga Jovic.

Por, ky ishte goli i vetëm që Reali arriti të realizoi pavarësisht përpjekjeve të shumta në 25 minutat e fundit.

Në fakt, Reali shënoi edhe dy herë përmes Benzema dhe një supergoli të Eden Hazard, mirëpo u anuluan për pozitë jashtë loje.

Me këtë humbje, Reali mbetet lider me 17 pikë, derisa Espanyol ngritët në pozitën e 12-të me nëntë sosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme