Google ADS

Real Madrid peshkon në Napoli

08:14 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Piotr Zielinski po kërkohet nga Real Madridi, por Maurizio Sarri refuzon që të humb shërbimet e polakut.

Sipas La Gazzetta dello Sport, trajneri i Realit, Zinedine Zidane e pëlqen shumë Zielinskin.

Ai mbushi 23 vjet javën e shkuar dhe luan në Itali që nga viti 2011 me skuadra si Udinese dhe Empoli.

Ai kaloi te Napoli për 14 milionë euro.

Trajneri i Napolit, Sarri, nuk e dëshiron kalimin e lojtarit te klubi mbretëror.

Ai ka edhe 22 paraqitje dhe tri gola me Poloninë.

Real Madridi e do Zielinskin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme