Real Madrid përgatitet ta shesë Bale

08:44 | 18 Mars 2020
Arbresh Info

Real Madrid është bërë gati që në verë ta shesë sulmuesin, Gareth Bale.

Sipas Marca, “Los Blancos” janë të gatshme për ta lënë të lirë uellsianin edhe nëse do ta shesin falas, transmeton portali arbresh.info.

Bale nuk ka shënuar gol që nga shtatori dhe ka luajtur vetëm tri ndeshje në vitin 2020.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane i ka dhënë shansin Bale në fillim të sezonit, por ky i fundit e ka shpërdoruar, andaj nuk është më në formacionin e parë.

Pritet që të “Mbretërit” si zëvendësues i Gareth Bale të jetë sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme