Real Madrid nuk dëshiron të transferojë mesfushorin e Ajax-it, Donny van de Beek gjatë verës.
“Galaktikët” që nga vera e kaluar ishin të lidhur me holandezin, por tashmë çdo gjë ka ndryshuar, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Telegraph, Ajax dhe Real Madrid gjatë verës së kaluar kishin arritur marrëveshje me vlerë 50 milionë euro dhe vetëm testet e ndanin Van de Beek të bëhej lojtar i “Los Blancos”.
Mirëpo, me rikthimin e Zinedine Zidane gjërat te gjiganti spanjoll nuk janë të njëjta dhe tekniku francez preferon Paul Pogba dhe Eduardo Camavinga.
Thuhet se gjatë verës Zidane i ka prioritet dy francezet dhe nuk e sheh të nevojshëm Van de Beek.
Favoriti kryesor për shërbimet e holandezit tashmë mbetet Manchester United./arbresh.info.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...