Google ADS

Real Madrid nuk ka të ndalur, synon transferimin e yllit të Premier League

15:39 | 17 Korrik 2024
KRG

Skuadra spanjolle, Real Madrid, është treguar shumë aktive në merkaton e transferimeve në sezonin e verës, duke arritur transferimin e yllit të madh, Kylian Mbappe.

Ndërsa së fundmi, është përfolur edhe për një interesim tjetër të madh, shkruan Arbresh.info.

Sipas “Talk Sports”, skuadra spanjolle kanë shprehur interesim për kartonin e yllit të Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, i cili tanimë është afër skadimit të kontratës më skuadrën angleze.

Liverpooli nuk a shprehur interesim ta shes yllin e mbrojtës, mirëpo lojtari anglez ende nuk ka vendosur të qëndrojë apo jo.

Portali anglez, megjithatë shkruan se Jude Bellingham mund të ketë rol të rëndësishëm dhe mund të jetë çelësi në këtë rast: ai dhe Alexander-Arnold janë bërë miq të mirë gjatë Europianit dhe ish-futbollisti i Borussia Dortmundit mund ta bind atë që të fluturojë drejt Spanjës. /Arbresh.info

Të ngjashme