Në çdo ndeshje të sezonit 2016/17, Real Madridi ka shënuar të paktën një gol.
Një rekord i tillë është mbajtur edhe në finalen e UEFA Ligës së Kampionëve kur Ronaldo dërgoi ‘Los Blancos’ në epërsi në minutën e 20′ të ndeshjes kundër Juventusit, shkruan portali arbresh.info.
Dani Carvajal ishte asistues i këtij goli të bukur nga sulmuesi portugez pas një kundërsulmi të shpejtë. Goditja nga Ronaldo përfundoi në portën e portierit legjendar Gianluigi Buffon pas devijimit nga Leonardo Bonucci.
Përveç kësaj, ky ishte goli 500-të i Real Madridit në Ligë të Kampionëve./arbresh.info
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre