Real Madrid në problem në mungesë të Karim Benzemas dhe Vinicius Junior

13:37 | 6 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Real Madrid ka një detyrë të madhe në duar këtë sezon në mungesë të dy golashënuesve të tyre më të mirë.

“Los Blancos” nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë në dy javët e fundit, duke barazuar me Elchen në LaLiga dhe duke humbur ndaj Athletic Bilbaos në Copa del Rey gjatë javës.

Lojtarët e Carlo Ancelotti kanë qenë skuadra më e mirë në Spanjë deri më tani këtë sezon dhe pavarësisht nga goditjet e tyre të fundit, ata mund të rrisin epërsinë e tyre në krye të LaLigës në gjashtë pikë me një fitore ndaj Granadas sot.

Problemi është se ata janë pa golashënuesit më të mirë, Karim Benzema dhe Vinicius Junior.

Benzema ka shënuar 17 gola në LaLiga deri më tani këtë sezon, ndërsa Vinicius ka shënuar 12.

29 golat mes tyre përbëjnë 61.7 për qind të golave të Real Madridit në LaLiga.

Marco Asensio është i vetmi lojtar që ka shënuar më shumë se dy gola këtë sezon, duke numëruar pesë, ndërsa mbrojtësi Nacho Fernandez është i vetmi lojtar që ka shënuar dy gola./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme