Real Madridi i është bashkuar Chelseat në monitorimin e Raheem Sterlingut, të cilit i skadon kontrata me Manchester Cityn në verën e ardhshme.
Anësori anglez që luan për Citizens nga viti 2015, e përfaqëson vetveten dhe nuk ka arritur marrëveshje për kushtet e reja të kontratës.
27-vjeçarit gjithmonë i ka pëlqyer Real Madridi, ndërsa me largimin e Gareth Bale dhe mosarritjes së pritshmërive nga Mariano Diaz e Luka Jovic, Carlo Ancelotti është i interesuar për Sterling që mund të luajë edhe si anësor, si ‘9 false’ ose si sulmues i dytë.
Edhe trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, dëshiron përforcimin e fazës së sulmit, të cilës i kanë munguar golat këtë sezon.
Sterling është i pakënaqur me minutazhin që e ka pasur në edicionin që lamë pas në Etihad Stadium dhe po e mendon largimin.
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit