Dy skuadra spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona, janë tashmë në garë për kartonin e polakut i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Bayern Munichut, Robert Lewandowski.
Lewandowski ka kontratë me gjermanet deri në vitin 2023, po pritet të largohet në dritaren e transferimeve verore.
Interesim për kartonin e polakut, të parët kanë treguar katalunasit, por sipas “Defensa Central”, tashmë në garë është edhe Real Madridi, përcjell arbresh.info.
Barcelona aktualisht është në bisedime e sipër me Lewandowskin, por madrilenët pas dështimeve të transferimit të dy yjeve, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, janë futur në garë, ndërsa pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i polakut dhe se ku do të vazhdojë karrierën e tij. /arbresh.info/
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër