Real Madrid ndërron mendje për Areola-n

14:34 | 13 Prill 2020
Arbresh Info

Real Madrid nuk është duke menduar ta aktivizojë klauzolën e blerjes së portierit, Alphonse Areola.

Sipas L’Equipe, Zidane ka humbur besimin te francezi, andaj preferon transferimin e ndonjë portieri që mund të garojë me Thibaut Courtois për vendin në formacionin e parë, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se Areola do rikthehet në “Parkun e Princave” ndërsa “Mbretërit” do mundohen të transferojnë portierin e Milan-it, Gianluigi Donnarumma.

Areola ka kontratë me “Parisienët” deri në vitin 2023, por është i kërkuar edhe nga Chelsea.

Francezi momentalisht në Kombëtaren e Francës është i treti pas Hugo Lloris dhe Steve Mandanda./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme