Google ADS

Real Madrid mposht me vështirësi Bragën

22:55 | 24 Tetor 2023
KRG

Real Madridi ka fituar 2-1 në udhëtim te Braga në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve.

Pas 16 minutash lojë, Los Blancos kaluan në epërsi me anë të Rodrygo Goes, që u asistua prej Vinicius Junior.

Në minutën e 35-të, Rodrygo mendoi se kishte shënuar edhe golin e dytë për Real Madridin, por ajo u anulua për pozicion jashtë loje.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parqe, derisa në të dytën u shënua edhe dy gola të tjerë.

Edhe pse e dytë filloi më mirë për mysafirët, që lëshuan një rast të artë për gol me anë të Jude Bellingham (51’).

Në minutën e 61-të, Vinicius e gjeti për mrekulli mesfushorin anglez, që realizoi për 2-0.

Por, tre minuta kaluan nga goli i dytë i tyre dhe Braga ngushtoi rezultatin në 2-1 me anë të Alvaro Djalo.

Real Madridi ia doli që deri në fund të mbante këtë epërsi minimale, për të fituar pikët e plota.

Madrilenët janë lider të grupit me nëntë pikë, Napoli me gjashtë, Braga me tri dhe Union Berlini ende pa asnjë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme