Real Madrid miraton ‘ligjin e heshtjes’ – askush nuk duhet të flasë për Topin e Artë

12:08 | 30 Tetor 2024
Q L

Gjiganti spanjoll, Real Madridi thuhet se i ka kërkuar të gjithëve në klub të heshin sa i përket temës së Topit të Artë.

Sipas gazetarit të AS, Sergio Lopez, Real Madrid ka miratuar ‘ligjin e heshtjes’ në lidhje me Topin e Artë.

Askush nuk duhet të flasë për çmimin apo ceremoninë pasi vendimi i klubit është të injorojë plotësisht temën e çmimit më të madh individual.

Thuhet se Los Blancos janë të frustruar që revista France Football i dha çmimin Rodrit në vend të Vinicius Junior. Real Madrid beson se kjo ka të bëjë me bashkëpunimin e revistës me UEFA-n në këtë vit të veçantë.

Rodri fitoi në mënyrë sensacionale Topin e Artë 2024, pavarësisht pritshmërive fillestare që Vinicius Junior do ta merrte atë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme