Real Madrid mendon blerjen e Areolas

08:37 | 16 Mars 2020
Arbresh Info

Real Madrid është i kënaqur me kualitetin e portierit, Alphonse Areola, andaj ka dëshirë të mbajë në skuadër.

Areola iu bashkua “Los Blancos” në afatin e janarit në shkëmbim me Keylor Navas, por në formë huazimi, transmeton portali arbresh.info.

Forma e mirë në disa ndeshje ka bërë që trajneri, Zinedine Zidane të këtë besim të madh te francezi sidomos kur portieri kryesor, Thibaut Courtois është i lënduar.

Sipas AS, “Mbretërit” planifikojnë ta kompletojnë transferimin e Areoles, derisa PSG është e hapur për ta lënë të lirë.

Areola nën urdhrat e Zinedine Zidane ka bërë gjashtë paraqitje në të gjitha garat, ndërsa e ka mbajtur portën e paprekur dy herë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme