Google ADS

Real Madrid me vendim të papritur për Luka Modric

10:53 | 22 Nëntor 2018
Arbresh.info

Luka Modric i ka ditët e numëruara te Real Madrid.

Fundi i Luka Modricit te Real Madrid po afrohet, me ‘Los Blancos’ që po kërkojnë transferimin e një ‘galaktiku’ të ri verën e ardhshme.

Mundo Deportivo shkruan se Real Madrid nuk e ka ndërmend t’i ofrojë vazhdimin e kontratës Luka Modricit, e cila përfundon në vitin 2020, përcjell ‘lajmi.net’.

Mesfushori kroat deri në përfundim të kontratës së tij me Real Madridin do të arrijë në moshën 35 vjeçare, dhe kjo cilësohet si një investim jo i duhur nga kampionët e Evropës, karshi Modricit që kërkon rritje page me kontratën e re.

Refuzimi i Realit për t’ia vazhduar kontratën Modric, mund të shtyjë këtë të fundit drejt largimit në verën e ardhshme.

Modric ka mundur lehtë të largohet nga Reali edhe verën që shkoi, me Interin që kishte shprehur interesim serioz për shërbimet e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme