Google ADS

Real Madrid me ofertë të çmendur për Kylian Mbappe

15:30 | 6 Shkurt 2020
Arbresh Info

Real Madrid është duke përgatitur ofertën e çmendur për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Sipas The Sun, francezi ka arritur marrëveshje me “Los Blancos” për transferimin gjatë afatit veror, transmeton portali arbresh.info.

Reali është i gatshëm të paguajë PSG rreth 250 milionë euro për kartonin e fituesit të Kupës së Botës.

Largimi i Mbappe nga “Parisienët” është bërë viral sidomos pas mospajtimeve me trajnerin Thomas Tuchel, i cili e ka zëvendësuar gjatë ndeshjes kundër Montpellier dhe ky vendim nuk i ka pëlqyer këtij të fundit.

21-vjeçari është në formë të shkëlqyer te gjiganti francez duke shënuar 20 gola në të gjitha garat ndërsa ka formuar një sulm të frikshëm me Neymar e Icardi./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme