Real Madrid me njoftim zyrtar për Kylian Mbappen

18:01 | 4 Korrik 2018
Arbresh.info

Real Madrid vjen me një njoftim zyrtar për super-talentin francez të Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, transmeton arbresh.info.

Ditët e fundit është folur me të madhe për një kalim të tij të mundshëm në Real Madrid.

Reali ka mohuar të ketë bërë ndonjë ofertë për Mbappen.

“Real Madrid nuk ka bërë asnjë ofertë ndaj PSG apo lojtarit dhe na vjen keq për shpërndarjen e këtij lloji të informacionit”, thuhet në njoftimin e madrilienëve.

Kujtojmë se Mbappe ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror në fanellën e Francës. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme