Real Madrid ka fituar me rezultat të thellë 5-1 ndaj Valencias në kuadër të javës së 13-të në La Liga.
Madrilenët morën avantazh në minutën e tretë përmes Dani Carvajal i cili realizoi një gol mjaft të bukur për 1-0 pas asistimit milimetrik të Toni Kroos.
Mysafirët nuk qëndruan duarkryq dhe patën tri mundësi shënimi njëra pas tjetrës me Hugo Duron, por ai u tregua në të gjitha rastet i pasaktë para portës.
Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Vinicius shënoi me gjoks për 2-0 pas asistimit të Rodrygos.
Me epërsi të dyfishtë të Real Madridit përfunduan 45 minutat e para.
Los Blancos shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e dytë në harkun e vetëm dy minutave lojë.
Fillimisht Vinicius në minutën e 49-të pranon një top pak metra jashtë zonës dhe bën një goditje të fuqishme e cila përfundon në cepin e majtë të portës së Mamardashvilit për rezultatin 3-0.
Menjëherë ne aksionin vijues në minutën e 50-të Rodrygo arriti të shënojë për 4-0 pas një depërtimi të bukur brenda zonës.
Rodrygo ishte protagonist edhe një herë tjetër duke shënuar në minutën e 84-të golin e tij të dytë personal dhe të pestin për Real Madridin.
Krejt çka mysafirët arritën në këtë sfidë ishte ‘goli i nderit’ i shënuar nga Hugo Duro në minutën e 87-të.
Pas kësaj ndeshje Real Madridi shkon në kuotën e 32 pikëve, dy më pak se lideri Girona që ka 34./Telegrafi/
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, goditi...
ATK: Të hyrat tatimore mbi 90 milionë euro më shumë këtë vit
Policia e Kosovës shpërndau dhurata për fëmijët edhe në Gjil...
Ministri Peci shpalos të arriturat e ministrisë së Bujqësisë...
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...