Në ndeshjen e xhiros së 13-të në La Liga ndërmjet Real Madridit dhe Malagas nuk kanë të ndalur golat.
Pas golit të epërsisë nga sulmuesi Karim Benzema në minutën e 9′, Malaga u rikthye në lojë duke barazuar shifrat në minutën e 18′ për 1 me 1, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi qendror Diego Rolan realizoi gol të bukur në minutën e 18′ pas asistimit nga Keko.
Megjithatë, ‘Los Blancos’ rikthyen menjëherë epërsinë përmes mesfushorit Casemiro.
Skuadra e Zinedine Zidanes shënoi për 2 me 1 në minutën e 21′. Reprezentuesi i Brazilit realizoi me kokë pas asistimit nga Toni Kroos./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...