Luka Modric dhe Marcelo kanë humbur pozicionin e lojtarëve të paprekshëm te Real Madrid.
Te Los Blancos janë të gatshëm të vlerësojnë të ardhmen e dy yjeve të tyre, që për shumë vite kanë veshur fanellën e bardhë në ‘Santiago Bernabeu’.
Zyrtarët e Real Madrid po konsiderojnë se koha e brazilianit dhe kroatit po shkon drejt futbollit, dhe do të jenë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për ta, shkruajnë mediet në Spanjë, përcjell lajmi.net.
Zinedine Zidane do të ketë numër të madh lojtarësh në dispozicion për sezonin e ardhshëm, kur merren parasysh edhe rikthimet nga huazimet, dhe largimet e Modric dhe Marcelo, mund të ndodhin.
Por, falë të kaluarës të të dy futbollistëve te Real Madrid, klubi do t’iu japë të drejtën e vendosjes, dhe duke lejuar ata që marrin në dorë fatin e tyre.
Nëse ata pranojnë largimin, Real Madrid nuk do t’i pengojë.
Marcelo te Real Madrid është transferuar në vitin 2007 nga brazilianët e Fluminense, ndërsa Luka Modric në vitin 2012 nga Tottenham.
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...