Google ADS

Real Madrid kërkon sulmues, në listë edhe Lewandowski

12:53 | 8 Shtator 2021
Arbresh.info

Jo vetëm Kylian Mbappe por edhe Robert Lewandowski është në radarët e Real Madrid.

Nëse nuk do arrinë dot të firmosin me yllin francez të Paris Saint Germain duke iu referuar raportimeve të gazetës madrilene AS, Reali do të provojë për të marrë Haaland nga Borusia e Dortmundit, por edhe firma me norvegjezin nuk është e lehtë dhe për këtë arsye në vëmendjen e drejtuesve të Los Blancos ka përfunduar edhe Robert Lewandowski.

Edhe pse i ka mbushur tashmë 33-vjeç, polaku i Bayernit është një nga objektivat e Realit./ss/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme