Google ADS

Real Madrid ka probleme me këtë futbollist!

15:35 | 17 Tetor 2017
Arbresh.info
Marcelo akuzohet se i është shmangur tatimit për rreth gjysmë milioni euro.

Marcelo ka marrë një lajm të keq para ndeshjes mes Real Madridit dhe Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.

Mediat spanjolle raportojnë se prokuroria e Madridit ka ngritur aktakuzë për mbrojtësin e Real Madridit, Marcelo për evazion fiskal.

Thuhet se Marcelo i është shmangur tatimit për rreth gjysmë milioni euro.

Marcelo nuk është lojtari i vetëm i Real Madridit që akuzohet për shmangie të tatimeve pasi para tij ishte edhe Cristiano Ronaldo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme