Google ADS

Real Madrid ka kontaktuar me Mino Raiolan për transferimin e Erling Haaland

14:29 | 3 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Real Madrid ka bërë një hap të madh në ndjekjen e sulmuesit të Borussia Dortmund, Erling Haaland.

“Libertad Digital” pretendon se gjigandët spanjollë kanë kontaktuar agjentin e tij, Mino Raiola përpara një transferimi të mundshëm në verë.

Haaland vazhdon të jetë një objektiv kryesor për shumë skuadra elitare evropiane pasi ai mendohet të largohet nga Dortmundi këtë verë.

Raportet kanë thënë më pare se Los Blancos po konsideronin të hiqnin dorë nga ndjekja e tyre për sulmuesin norvegjez, me prioritet të tyre, superyllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Kontrata e Mbappes me PSG skadon në verë dhe Madridi thuhet se ka arritur një paramarrëveshje për të nënshkruar me francezin si një transferim i lirë.

Megjithatë, gjigandët spanjollë ende po kërkojnë të krijojnë një dyshe sulmi me Haaland dhe Mbappen, në atë që do të ishte një formacion ëndrrash.

Madridi ka frikë se Manchester City mund të anulojë ofertën e tyre, me klubin anglez gjithashtu në garë për 21-vjeçarin.

Kampionët anglezë janë në treg për një sulmues të ri, pasi nuk arritën të bindin sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane në “Etihad Stadium” verën e kaluar.

Dusan Vlahovic ishte shpallur si objektivi kryesor, por sulmuesi serb u transferua në Juventus nga Fiorentina në një lëvizje të madhe parash në afatin kalimtar të janarit.

Bayern Munchen, Manchester United dhe Barcelona po ndjekin gjithashtu nga afër Haaland, klauzola e lirimit prej 68 milionë funtesh të të cilit bëhet akëtive këtë verë.

“Santiago Bernabeu” thuhet se do të jetë destinacioni i preferuar i Haaland nëse ai transferohet në Spanjë, por mbetet për t’u parë nëse ai mund të jetë posteri i Madridit me ardhjen e mundshme të Mbappes.

Haaland do të kishte shansin të shndërrohej në një fenomen nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe t’i bënte “Citizens” një forcë të pandalshme në Evropë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme