Gareth Bale duket se po jeton muajt e fundit si futbollist i Realit të Madridit. Drejtuesit e “Los Blancos” kanë vendosur të shesin uellsiani verën e ardhshme.
Dëmtimi i fundit duke se ka qenë pika që mbushi gotën, pasi kupolës drejtuese i ka sosur durimi me gjendjen fizike të lojtarit, që u ble në vitin 2013 nga Tottenhami për 100.7 milionë euro.
Që kur mbërriti në kryeqytetin spanjoll ka pësuar 19 dëmtime, që e kanë lejuar të luajë në vetëm 55% të minutave në total. Rendimenti tij është kaq i ulët sa te Reali janë bindur plotësisht që është më mirë të largohet në fund të sezonit.
Gareth Bale u ble për një impakt të dyfishtë, si në rezultatet sportive, ashtu edhe në aspektin komercial, por në të dy rastet nuk i ka përmbushur pritshmëritë.
Gjatë verës së kaluar, Reali rezistoi ndaj presionit Jose Mourinos për ta marrë te Manchester United, duke i dhënë një tjetër shans uellsianit, por statistikat nuk flasin në favor të tij. Është aktivizuar në nëntë nga 19 ndeshjet e këtij fillim sezoni. Nuk luan nga 19 shtatori për arsye dëmtimi, madje do të qëndrojë edhe një muaj më shumë jashtë fushave të blerta.
Çmimi i kartonit të tij nuk shkon më shumë se 70-80 milionë euro, ndërkohë që United mund të kishte paguar dyfishin gjatë tregut të transferimeve të verës. Reali ka shpenzuar në total 168.6 milionë euro për Bale (përfshihet edhe paga), i cili është aktivizuar në 159 ndeshje, me një mesatare 1.060.377 euro për takim. /SS/
https://youtu.be/HwiV_YYvzv4
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...