Real Madrid – Juventus, shiten të gjitha tiketat për vetëm tetë minuta

13:25 | 31 Mars 2018
Arbresh Info

Tiketat për ndeshjen e madhe ndërmjet Real Madridit dhe Juventusit është pritur gjithmonë të shiten të gjitha, por pak kanë parashikuar që kjo të ndodhë brenda vetëm tetë minutave.

‘Los Blancos’ dhe Zonja e Vjetër do të përballen në stadiumin Allianz më 3 prill për të zhvilluar ndeshjen e parë çerekfinale të Ligë të Ligës së Kampionëve para 11 prillit, transmeton portali arbresh.info.

Tiketat për ndeshjen në Itali janë shitur me 24 mars dhe tifozët e gjigantit spanjoll i blenë për vetëm tetë minutave të gjitha tiketat që ishin në dispozicion për publikun në përgjithësi.

Si rezultat i kësaj, 80 mijë tifozë të Real Madridit pritet të jenë në Spanjë, ndërsa vetëm 4 mijë tifozë të Juventuso do të udhëtojnë për të ndjekur skuadrën e tyre.

Ndeshja është përsëritje e finales së sezonit të fundit të cilën Real Madridi e fitoi me rezultat 4 me 1 në stadiumin Millennium në Cardiff më 3 qershor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme