Real Madrid-it i ofrohet shansi për transferimin e Timo Werner

21:16 | 6 Prill 2020
Arbresh Info

RB Leipzig ia ka ofruar Real Madrid-it shansin për ta transferuar yllin e skuadrës, Timo Werner.

Gjermani ka qenë në formë të mrekullueshme këtë sezon duke shënuar plotë 25 gola dhe kontribuar me 12 asistime në të gjitha garat, transmeton portali arbresh.info.

Në kohën e fundit, Werner ishte i lidhur me kalimin në Premierë Ligë sepse ka pranuar se admiron punën që ka bërë trajneri, Jurgen Klopp në “Anfield”.

Mirëpo, raportimet e Marca thonë se “Mbretërve” i është ofruar shansi e parë për ta transferuar qendërsulmuesin.

Trajneri i Real-it, Zinedine Zidane planifikon të bëjë disa transferime në verë, por ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland dhe sulmuesi i Inter, Lautaro Martinez janë objektivat kryesor./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme