Google ADS

Real Madrid interesohet për Lucas Hernandez

23:26 | 5 Maj 2020
Arbresh Info

Real Madrid është duke u interesuar për mbrojtësin e Bayern Munich, Lucas Hernandez.

Francezi u largua nga Atletico Madrid verën e kaluar për të kaluar te Bayern Munich, por është i lidhur me rikthimin në Madrid, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Le10 Sport, “Bavarezët” gjatë javës së ardhshme do nisin negociatat me Real-in për Lucas.

Real beson se Lucas është pasuesi i Marcelo-s dhe do garojë me Ferland Mendy-n për pozitën në formacionin e parë.

Trajneri i “Galaktikëve” është i bindur me kualitetin e francezit, andaj e mbështet transferimin.

Lucas vitin e kaluar i kushtoi “Bavarezëve” plotë 80 milionë euro, por vlera thuhet se është rritur./arbresh.info.

Të ngjashme