Real Madrid, Inter dhe Bayern Munich krijojnë kupën për solidaritet

16:59 | 19 Maj 2020
Arbresh Info

Real Madrid, Inter dhe Bayern Munich kanë krijuar kupën për solidaritet për të mbledhur fonde dhe për të treguar vlerësimin për punonjësit e kujdesit shëndetësorë.

Inter përmes një njoftimi ka shpjeguar gjithçka mbi këtë turne, që do të mbahet në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info.

“Tri klubet duan të dërgojnë një mesazh solidariteti për të mbështetur punonjësit e kujdesit shëndetësorë”.

https://twitter.com/Inter_en/status/1262656248983556096

“Të tri klubet kanë pranuar të krijojnë ‘Kupa e solidaritetit Evropian'”/

“Duke u varur nga ndeshjet në kalendar dhe gjithashtu duke u varur se kur do rikthehen tifozët, tri skuadrat do përballen në vitin 2021 dhe tri ndeshje do zhvillohen në çdo qytet: Milan (Inter – Bayern), Madrid (Real – Inter) dhe Munich (FC Bayern – Real)”, theksoi ai.

Të gjitha fitimet do të dhuron në tri spitale në Itali, Spanjë dhe Gjermani./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme