Shumica e skuadrave të mëdha, talentët e ndryshëm i dërgojnë në formë huazimi, shkaku që të mësohen me minutazh më të lartë dhe të përmirësohen.
Kështu ka bërë edhe kampioni i Spanjës, Real Madrid me Martin Odegaard te Real Sociedad, kurse të njëjtën gjë do e bëjë edhe me japonezin Takefusa Kubo, transmeton portali arbresh.info.
Ende s’është bërë zyrtare, mirëpo Kubo do huazohet për dy vite dhe shihet si opsion pozitiv për dy anët.
Thuhet se Real-i do e huazojë lojtarin te Sevilla, në mënyrë që Kubo të mësohet edhe me pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Kubo impresionojë në edicionin 2019/20 te Real Mallorca, skuadër e cila ka rënë nga liga, andaj do huazohet të një skuadër e cila ‘lufton’ për trofe.
Mbetet të shihet nëse do realizohet kjo lëvizje, ngase edhe PSG e Ajax kanë interesim për yllin japonez./arbresh.info.
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...