Bordi i Real Madrid është i sigurt që në verë mund të transferojnë sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.
Vetëm pas disa muajve në fanellën e “Verdhëzinjëve”, norvegjezi ka arritur të bëj mjaftueshëm për të fituar vëmendjen e “Galaktikëve” sidomos presidentit, Florentino Perez, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Okdiario, Perez e sheh Haaland si zëvendësuesi adekuat për qendërsulmuesin, Karim Benzema që më shumë mundësi do largohet vitin e ardhshëm.
Mirëpo, janë tre faktorë kryesorë që kanë bërë “Los Blancos” të kenë besimin se do e transferojnë Haaland gjatë verës.
Se pari, Real-i planifikon ta rikthejë nga huazimi Martin Odegaard dhe kjo mund t’i ndihmojë Haaland të përshtatet në Madrid sepse është bashkëlojtar me Odeegard te Kombëtarja e Norvegjisë.
Pastaj lidhja e mirë e Haaland me Achraf Hakimi-n, ky i fundit do rikthehet në “Santiago Bernabeu” në fund të sezonit dhe mund të jetë ndihmë e madhe për klubin spanjoll.
Ndërsa në fund ekziston lidhja e fortë mes dy klubeve dhe kjo do iu ndihmojë që negociatat të nisin pa ndonjë problem./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...