Drejtuesit e Barcelonës kanë frikë se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez mund t’iu prish punë për transferimin e mesfushorit brazilian, Paulinho.
Real Madrid fitoi garën me rivalin e përbetuar, Barcelonën për transferimin e yllit të Real Betisit, Dani Ceballos.
Por, sipas Mundo Deportivos, në Barcelonë i ka kapur frika se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez mund t’iu prish punë për transferimin e mesfushorit brazilian, Paulinho.
Sipas Mundo Deportivos, Perez ka marrëveshje bashkëpunimi me presidentin e skuadrës kineze, Guangzhou Evergrande, Xu Jiayin, dhe mund të ndikojë në ndalimin e transferimit të Paulinhos në Barcelonë.
Guangzhou Evergrande ka refuzuar ofertën e Barcelonës për Paulinhon. Madje, presidenti i klubit kinez, Jiayin i ka bërë me dije Barcelonës që mos të lodhet në këtë drejtim.
“Nuk duhet ta konsiderojmë vetëm çështjen financiare të klubit por po ashtu edhe situatën specifike të sezonit tonë,” ka Jiayin.
“Paulinho ka një mundësi jetësore për t’iu bashkuar Barcelonës dhe ne i japim rendësi kësaj çështje, por nuk e lejojmë të largohet midis sezonit,” ka thënë ai.
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...
“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fitues...
ShBA pritet t`i shesë Tajvanit armatime të reja
Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit...