Real Madrid është i interesuar për yllin e Inter-it, Romelu Lukaku, i cili shihet si pasuesi i Karim Benzema-s.
Belgu iu bashkua Inter-it verën e kaluar, por ka shkëlqyer duke e dëshmuar vetën si sulmues i nivelit të lartë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Le10Sport, Lukaku është ndër katër sulmuesit që janë duke u vëzhguar nga “Los Blancos”, por nuk është i pari.
Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe dhe qendërsulmuesi i Borussia Dortmund-it, Erling Haaland janë para ish yllit të Manchester United-it.
Pos këtyre të treve, në ‘radarin’ e presidentit Florentino Perez ndodhet edhe ylli i Liverpool-it, Sadio Mane.
Lukaku është afër të thyejë rekordin e legjendës braziliane, Ronaldo, për më së shumti gola të shënuar në edicionin debutues, por i nevojiten dy gola./arbresh.info.
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...