Real Madrid-i konfirmon lëndimin e Toni Kroos-it

13:33 | 28 Shtator 2020
Arbresh Info

Real Madrid-i ka konfirmuar lëndimin e mesfushorit Toni Kroos.

Gjermani pësoi lëndim në këmbë në ndeshjen e fundit ndaj Real Betis-it, kurse do mungojë rreth 10 – 15 ditë, transmeton portali arbresh.info.

“Los Blancos” ka konfirmuar lëndimin, derisa ka bërë me dije që Kroos është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve në pjesën e pasme të majtë.

“Pas testeve të bëra të lojtarit tonë Toni Kroos nga shërbimet mjekësore të Real Madrid-it, ai është diagnostikuar me lëndim në muskuj. Evolucioni në pritje”, ishte shkruar në njoftim.

Të mërkurën Real-i përballet me Valladolid-in./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme