Real Madrid-i konfirmon lëndimin e radhës të Eden Hazard-it

15:20 | 30 Shtator 2020
Arbresh Info

Real Madrid-i ka konfirmuar se sulmuesi Eden Hazard, është diagnostikuar me lëndim në muskujt e këmbës së djathtë.

Belgu nuk ka bërë ndonjë paraqitje këtë edicion shkaku që ishte i lënduar, mirëpo tani duhet të shërohet nga tjetër problem, transmeton portali arbresh.info.

Këtë e ka konfirmuar edhe klubi spanjoll përmes një komunikate.

“Duke parë testet e lojtarit tonë Eden Hazard nga shërbimet mjekësore të Real Madrid-it, ai është diagnostikuar me lëndim më muskujt e këmbës së djathtë”, ka shkruar klubi në njoftim.

Pritet që Hazard të rikthehet pas katër javëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme