Real Madrid i interesuar për rikthimin e Ronaldos

16:49 | 10 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Raportohet se Real Madrid ka shprehur interesim për ta rikthyer në skuadër superyllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Siç raporton “Football Insider”, “Los Blancos” janë duke vëzhguar nga afër pozitën e Cristiano Ronaldos në Manchester United dhe do të mirëpriste mundësine për të vendosur një ribashkim me portugezin.

Skuadra spanjolle beson se me pyetjet që po bëhen mbi të ardhmen e tij në “Old Trafford” dhe pas ardhjes së Ralf Rangnick, mund të paraqitet një mundësi për një marrëveshje që do të bëhet në janar.

Ronaldo u ribashkua me Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës pasi u transferua nga Juventus./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme