Real Madrid po ndjek yllin e Leicester City, Wilfred Ndidi për ta zëvendësuar përfundimisht mesfushorin, Casemiro.
Mesfushori brazilian është i “pazëvendësueshëm” për skuadrën e Realit, por “Los Blancos” po planifikojnë për të ardhmen.
Sipas “Naija”, ata e shohin Ndidin si një pasardhës të mundshëm të Casemiro, ose një lojtar që mund të rrotullohet me brazilianin për dy sezonet e ardhshme.
25-vjeçari i Leicester City ka qenë gjithashtu i lidhur me Manchester United në afatin e fundit kalimtar të transferimeve.
Kontrata e Ndidit me skuadrën angleze përfundon në vitin 2024./Arbresh.info
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit