Real Madrid-i është i sigurt se do transferojnë sulmuesin Kylian Mbappe, gjatë verës së vitit të ardhshëm, kur të jetë afër mbarimit të kontratës me PSG-në.
Francezi është nën kontratë me “Parisienët” deri në fund të sezonit 2021-22, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Marca, “Los Blancos” janë të bindur se Mbappe nuk do e rinovojë kontratën me klubin francez.
Kjo do t’i detyrojë PSG-në ta shesë në vitin 2021, në mënyrë që të mos largohet si i lirë.
Thuhet se PSG nuk dëshiron ta shesë Mbappe-n, por do jetë i detyruar në verën e vitit 2021.
Mbetet të shihet nëse skuadra e Zinedine Zidane do arrijë ta realizojë këtë transferim gjatë vitit 2021./arbresh.info.
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...