Real Madrid-i i bashkohet garës për Bennacer

13:10 | 7 Qershor 2020
Arbresh Info

Gara për shërbimet e mesfushorit të AC Milan-it, Ismael Bennacer është duke bërë gjithnjë e më e madhe, ndërsa Real Madrid është duke monitoruar situatën e lojtarit.

Javën e kaluar është zbuluar se klauzola e lirimit të Bennacer është 50 milionë euro, klauzolë e cila i ka vendosur në situatë jo të mirë “Rosonerët”, transmeton portali arbresh.info.

PSG që disa muaj ka interesim për ish yllin e Empoli-t se bashku me Manchester City-n, skuadër e cila është duke u shtyrë nga Pep Guardiola.

Sipas Foot Mercato, Real Madrid gjithashtu është i interesuar për Bennacer, sepse janë impresionuar nga paraqitjet e tij në “San Siro” dhe në Kupën e Afrikës.

Prioritet për Zinedine Zidane mbetet talenti i Rennes, Eduardo Camavinga, por Bennacer shihet si alternativë.

22-vjeçari iu bashkua Milan-it nga Empoli për 16 milionë euro dhe me shitjen e tij Milan do fitojë më shumë se trefishin e parave./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme