Real Madrid-i e ofron yllin e skuadrës të Manchester United-i, lojtari pëlqehet nga Solskjaer

16:21 | 6 Shtator 2020
Arbresh Info

Real Madrid-i ka ofruar mbrojtësin Sergio Reguilon, të gjiganti anglez, Manchester United.

“Djajtë e Kuq” janë duke e konsideruar si opsion sepse lojtari pëlqehet nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer, transmeton portali arbresh.info.

Reguilon edicionin e kaluar ka shkëlqyer të Sevilla, skuadër e cila është duke provuar t’ia vazhdojë huazimin.

Në garë për spanjollin janë edhe shumë skuadra të tjera, mirëpo vendimi kryesor do të jetë i United-it, të cilët nëse pranojnë duhet të paguajnë 35 milionë euro.

Zidane thuhet se është personi që do ta largojë Reguilon, ngase preferon t’i këtë në skuadër Ferland Mendy-n dhe Marcelo-n./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme