Real Madrid-i dëshiron që në verë ta përforcojë mbrojtjen me yllin e RB Leipzig-ut, Dayot Upamecano.
21-vjeçari ka dëshmuar se është ndër më të mirët në pozitën e tij, duke shkëlqyer në Ligën e Kampionëve dhe Bundesligë, shkruan portali arbresh.info.
Upamecano ishte në top formë në përballjen ndaj Atletico Madrid-it, ndërsa dje pavarësisht që provoi gjithçka nuk arriti t’i ndalë treshen Di Maria, Neymar dhe Mbappe.
Trajneri Zinedine Zidane, nuk është i kënaqur me mbrojtjen momentale, shkaku që Sergio Ramos ka mbushur 35 vjet, kurse Eder Militao ka dështuar të impresionojë duke e lënë vetëm Raphael Varane, si të preferuarin e tifozëve.
Thuhet se është Zidane që e kërkon francezin, e ardhmja e të cilit mbetet në dyshime, ngase kontrata i skadon në vitin 2021.
Klauzola e lirimit është rreth 45 milionë euro, ndërsa lojtari kërkohet edhe nga Arsenal-i dhe Bayern Munich-u./arbresh.info.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?