Real Madrid i dërgon një paralajmërim të drejtpërdrejtë Barcelonës për transferimin e Iscos

15:09 | 13 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Real Madrid dhe Barcelona nuk kanë shkëmbyer lojtarë që nga viti 2007. Pasi Javier Saviola u transferua nga Katalunia në Madrid dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur lëvizje mes skuadrave dhe të dyja kanë vendosur një lloj pakti për të mos prishur rendin.

Megjithatë, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, përfitoi nga El Clasico e përfunduar së fundmi për t’iu afruar Joan Laportas, duke i kujtuar presidentit të Barcelonës të harrojë nënshkrimin e Isco Alarcon, në të kundërtën do të ketë pasoja.

Isco – të cilit i përfundon kontrata aktuale me Real Madridin në fund të sezonit, nuk është duke kaluar momente aspak të mira në skuadër.

Ai e di se nuk vlerësohet nga Carlo Ancelotti dhe një vonesë për t’u largua ka ulur vlerën e tij në treg. Real Madrid është i vetëdijshëm se mesfushori, i cili dikur ishte një mall shumë i kërkuar, nuk ka kërkues.

Pavarëisisht situatës, Barcelona duket e prirur për të nënshkruar me mesfushorin spanjoll, gjë që nuk nuk i ka pëlqyer aspak presidenti të Los Blancos.

Perez beson se Laporta duhet t’i qëndrojë besnik paktit dhe të respektojë marrëveshjen verbale që kanë vendosur të dy skuadrat. Nëse jo, Madridi do të përpiqet të bëjë një lëvizje të ngjashme. Siç është rasi me Iscon, Ousmane Dembele i Barcelonës do të përmbushë kontratën e tij me Barcelonën në fund të sezonit.

I vetmi ndryshim midis Iscos dhe Dembeles, është se ky i fundit është ende një pjesë jetike e planit të menaxherit të tij.

Megjithatë, siç rezulton, kërkesat e paarsyeshme të Dembeles po provojnë të jenë një provlem që Barça nuk mund ta zgjidhë. Edhe pse raportohet se ai do të lëvizë ose në Premier League ose Bundesligë, shumë me sa duket varet nga mënyra se si Barcelona i qaset të gjithë situatës së Iscos.

Sipas Eduardo Inda të El Chiringuito, Isco tashmë ka një marrëveshje me Barcelonën. Këto raportime janë nëpërmjet El Nacional, të cilët besojnë se Perez ka kontaktuar edhe agjentin e Dembeles, duke i dërguar Laportës një ultimatum që nëse Isco përfundon në Camp Nou, pasuria e tyre do të joshet në Madrid./Arbresh.info

Të ngjashme