Real Madrid është duke treguar interesim për mbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano.
Upamecano me paraqitje të mira ka fituar vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë, ndër to edhe Realit.
Sipas AS, trajneri Zinedine Zidane është i interesuar për të bërë tri transferime, yllin e Rennes, Eduardo Camavinga, sulmuesin e Lyon, Rayan Cherki dhe Upamecanon në verë.
Për transferimin e francezit, “Galaktikët” duhet të aktivizojnë klauzolën e blerjes për 55 milionë euro.
Por, duhet të mposhtin skuadra e tjera si Arsenal, Barcelona dhe Bayern Munich të cilat e duan lojtarin gjithashtu./arbresh.info.
Përpara duelit me Serbinë, Zvicra e fokusuar vetëm në futbol...
Marina shuan pretendimet se është ndarë me Getin
E konsumojnë edhe sportistët e njohur, dobitë shëndetësore q...
Sa shumë gjumë është shumë, pse nuk duhet të flini tepër?
Çfarë i ndodh trupit kur rritet tensioni i lartë i gjakut
Raporti i antidrogës italiane: Rrjetet kriminale shqiptare p...