Google ADS

Real Madrid heq dorë nga Pogba, preferon yllin e Chelsea-s

10:19 | 12 Maj 2020
Arbresh Info

Real Madrid nuk është duke pasur interesimin si më herët për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba sepse favorizojnë transferimin e yllit të Chelsea-s, N’Golo Kante.

Shkaku i pandemisë së koronavirusit, Real-i nuk do shpenzojë shumë para gjatë merkatos verore, mirëpo do provojë të transferojë Kante, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Daily Mirror, Chelsea është në dijeni për interesimin e “Los Blancos”, andaj janë të lidhur me Declan Rice, si pasuesi i francezit.

Kante nuk është duke shtyrë largimin nga “Stamford Bridge”, por thuhet se është prioriteti i “Galaktikëve”.

Kurse, Pogba pritet të rikthehet gjatë verës te Juventus./arbresh.info.

Të ngjashme