Real Madrid e ka bërë mesfushorin e Ajax-it, Donny van de Beek objektivin kryesor në mesfushë.
Ylli i Manchester United, Paul Pogba dhe Rennes Eduardo Camavinga, ishin të lidhur me Real-in, por të dy shihen si transferime të shtrenjta, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se holandezi është prioriteti i “Los Blancos”, por interesim kanë edhe drejtuesit e Saudisë Arabike nëse marrin drejtimin e Newcastle United.
23-vjeçari cilësohet si një ndër yjet e Ajax-it dhe verën e kaluar ishte afër për të kaluar te “Galaktikët”, por marrëveshja u prish në momentet e fundit.
Kartoni i qendërmesfushorit vlen 55 milionë euro, ndërsa këtë sezon ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 11 asistime./arbresh.info.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...