Real Madrid fiton ndaj Betisit

22:44 | 13 Janar 2019
Arbresh.info

Real Madrid kanë shënuar një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj Real Betis.

“Los Blancos” kanë arritur fitore me rezultatin 1:2 në ndeshjen kundër Real Betis, percjell lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim e shënuan madrilenët në minutën e 13’, me anë të “Topit të Artë”, Luka Modric.

Mysafirët e humbën epërsinë e tyre kur po luhej minuta e 67’, pasi ishte Sergio Canales që realizoi për 1:1.

Por, nderin e madrilenëve e ruajti Dani Ceballos, i cili realizoi një gol jashtëzakonisht të bukur nga gjuajtja e lirë.

Ky gol kishte vlerën e tri pikëve dhe tashmë Real Madrid grumbullon 33 pikë dhe ngritët në pozitën e katërt në tabelë.

Real Betis mbesin në kuotën e 26 pikëve për tu renditur në pozitën e shtatë të tabelës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme