Google ADS

Real Madrid: Finalja nuk mund të zhvillohet në ‘Bernabeu’

18:44 | 9 Shkurt 2017
Arbresh Info

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka konfirmuar se finalja në ‘Copa del Rey’ nuk mund të mbahet në ‘Santiago Bernabeu’ sepse një pjesë e stadiumit është në ndërtime.

“Finalja në ‘Copa del Rey’ nuk mund të zhvillohet në ‘Bernabeu’ sepse aty është duke u punuar ende”, tha Perez në një konferencë për media, transmeton portali arbresh.info. “Nuk ka ndonjë arsyeje tjetër”

Barcelona thuhet se favorizon të zhvillojë finalen në ‘Bernabeu’ dhe mediat spanjolle pretendojnë që gjiganti katalunas ka kërkuar nga Alaves të pranoj kërkesën për të mbajtur finalen në shtëpinë e liderit aktual në La Liga.

Megjithatë, pronari i Alaves, Josean Querejeta, ka kërkuar që finalja të zhvillohet në ‘San Mames’ në mënyrë që t’ua lehtësojë tifozëve lokal pjesëmarrjen./arbresh.info

Të ngjashme